Gjirokastër, arkitektët fjalor për pasurinë e arkitekturës së qytetit

schedule14:40 - 25 Korrik, 2019

schedule 14:40 - 25 Korrik, 2019

Nje grup arkiktektësh kanë marrë përsipër t’u mësojnë të rinjve apo dhe vizitorëve gjuhën për trashëgiminë e Gjirokastrës. Këtë ata po e realizojnë përmes një kolane fjalësh.

Gjirokastritet duhet të njohin fjalët e vjetra të arkitekturës së qytetit të tyre. Me këtë qëllim disa arkitektë afrojnë një kolanë fjalësh që shpjegon trashëgimine e këtij vendi.

Arkitekti i njohur gjirokastrit Kreshnik Merxhani thotë se  fjalori i cili pritet të pasurohet edhe më tej, do t’i shërbejë fëmijëve, arkitektëve, restauratorëve si dhe guidave turistike për t’u njohur me prejardhjen e fjalëve dhe si përdoren ato sot.

Në vazhdim të nismës arkitektët duket se do investohen edhe në dokumentimin e një prej pasurive më të rëndësishme të Gjirokastrës. Atë të pikturave murale të cilat i gjen në çdo shtëpi karakteristike.

Gjirokastra numëron pjesën me të madhe të objekteve të trashëgimisë së Shqipërisë. Pavarësisht se ato janë të dukshme për syrin e vizitorëve, e panjohur mbetet terminologjia e përshkruar. Vetëm të moshuarit mund ta kuptojnë, kurse pjesa tjetër e qytetarëve e sidomos brezi i ri e ka të pamundur të zbërthejë enigmën gjuhësore të përdorur ndër vite.” Një fjalë në muaj nga Gjirokastra” do të konkretizohet me një fjalor të mirëfilltë, pasuri që do t’i ngelet kolanës së artë të vlerave gjirokastrite. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!