Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjirokastër, 20 për qind më shumë vizitorë në muze/ Në janar-qershor, mbi 28 mijë turistë në 4 muzetë e qytetit

schedule14:31 - 1 Korrik, 2026

schedule 14:31 - 1 Korrik, 2026

Rreth 28 mijë turistë, kryesisht të huaj, kanë vizituar muzetë e Gjirokastrës gjatë periudhës janar–qershor, duke shënuar një rritje prej rreth 20 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të 2025-ës.

Interesi më i lartë është regjistruar nga vizitorë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, të cilët po i drejtohen gjithnjë e më shumë qytetit të gurtë për të njohur historinë, kulturën dhe trashëgiminë që ofrojnë muzetë e tij.

Sipas ciceronit Olsi Sinani, trendi në rritje i vizitave lidhet me vlerat e veçanta që mbartin institucionet muzeore në këtë qytet, të cilat janë kthyer në një nga pikat më të kërkuara të turizmit kulturor në jug të vendit.



Në Gjirokastrën e gurtë, pjesë e trashëgimisë botërorë të UNESCO-s, muzeu I armëve, tuneli I luftës së ftohtë, muzeu etnografik dhe shtëpia Kadare ofrojnë rrëfime të ndryshme, port ë ndërlidhura mes tyre duke reflektuar jetën, kulturën dhe traditën e qytetit dhe zonave përreth.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!