Gjini i “Kosheres” si një ndër simpatizantët më të flaktë të PD-së, është mjaft i lumtur me zgjedhjet që pritet të mbahen për kreun e ri të demokratëve. Gjatë puntatës së sotme të spektaklit të humorit “Kosherja”, Gjini “parashikon” se kush do të vijë në krye të demokratëve.
“Tani do të vijë Berisha”, thotë Gjini. “Janë hapur afatet për të tërhequr formularin për konkursin për kryetar të PD-së. Është gara më demokratike në 30 vjet….Me 22 Maj do të fitojë Berisha. Fitorja e tij është biblike, është si suret e Kuranit. E ka vendos Perëndia.”, thotë ai.
/abcnews.al