Gjimshiti, 20 ditë jashtë fushe/ Kapiteni kuqezi humbet disa ndeshje në sezon

schedule11:47 - 5 Shtator, 2024

schedule 11:47 - 5 Shtator, 2024

Berat Gjimshiti do të duhet të humbasë një pjesë të fillimit të sezonit pas dëmtimit të pësuar në Serinë A.

Kapiteni o kombëtares shqiptare, jo vetëm që nuk do të luajë në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, por edhe do të mungojë në disa sfida të rëndësishme me Atalantën.

Sipas mediave italiane, Gjimshiti ka probleme në muskujt e këmbës dhe do të duhet të bëjë disa ditë pushim përpara sesa të nisë riaftësimin.

Procesi mund të zgjasë 20 ditë, por ndoshta edhe më shumë.

Sipas kalendarit, mbrojtësi I qendrës nuk do të luajë duelet e Serisë A kundër Fiorentinës e Komos, por më e rëndësishme është që nuk del dot në fushë në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Champions, që Atalanta do ta luajë ndaj anglezëve të Arsenalit.

Kapiteni fillimisht u bashkua me ekipin kombëtar në grumbullim në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë, por më pas u largua.

Përfaqësuesja nis këtë të shtunë edicionin e Ligës së Kombeve, në nivelin B, ndaj Ukrainës, ndërsa të martën luan kundër Gjeorgjisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!