Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Petro Gjikuria ka dhënë një deklaratë për mediat pas votimeve në Himarë.
Ai u shpreh se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë e lartë. Gjithashtu Gjikuria nënvizoi se në këtë garë e sheh veten fitues.
“Në këtë fushatë kishte zbritur gjithë administrate me kërcënime. Por himariotët treguan se nuk tremben dhe nuk e ulin kokën.”, tha ai.
/abcnews.al/