Gjikon e akuzuan se ka përdhunuar një të mitur, reagon për herë të parë Elita

schedule17:40 - 31 Mars, 2022

schedule 17:40 - 31 Mars, 2022

Prej disa ditësh, në mediat rozë po qarkullojnë disa lajme, ku thuhet se reperi Gjiko ka dalë para Gjykatës. Kjo pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me një të mitur, të cilës i ka dhënë lëndë narkotike dhe e ka gënjyer që do ta ndihmonte në karrierë.

Vetë Gjiko i ka hedhur poshtë këto akuza përmes një statusi në rrjetet sociale, duke u shprehur se ngjarja është e sajuar dhe se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë e tij.

LEXO EDHE: E akuzuan se ka përdhunuar një të mitur, reagon për herë të parë Gjiko

Së fundmi, ka reaguar dhe bashkëshortja e tij, Elita Rudi. Ajo ka publikuar një video ku shihet duke puthur dorën e reperit, duke treguar që e mbështet dhe po i qëndron afër në këto ditë.

Kujtojmë që çifti janë prindër të dy fëmijëve, Zërit dhe Botës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!