Gjiko shumë shpejt do të ‘ndërrojë lojën’ me projektin e ri

schedule12:48 - 2 Korrik, 2020

schedule 12:48 - 2 Korrik, 2020

Me ardhjen e verës, shumë artistë sollën projekte të reja muzikore, solo dhe bashkëpunime. Dhe reperi shqiptar nga Kosova Gjiko, prej kohësh ka paralajmëruar të sjellë një super projekt, por ende nuk ka bërë me dije detaje të reja.

“Xhiro” titullohet kënga e re e reperit, dhe që padyshim do të jetë një ndër këngët më të suksesshme të verës. Mesa duket kënga është gati, dhe këtë e ka bërë me dije vetë Gjiko, përmes një postimi në Instagram.

Teksa ka publikuar një pjesë të klipit të këngës, reperi ka përcjellë një mesazh edhe për kolegët. “Edhe do ditë ndrrohet loja”, ka shkruar Gjiko krahas videos, duke nënkuptuar se kënga pritet të jetë një sukses i jashtëzakonshëm. /abcnews.al