Pas reagimit të reperit Gjiko lidhur me akuzat se se ka dhunuar një të mitur në korrik të vitit 2015, ka folur edhe avokati i tij Kujtim Kërveshi.
LEXO EDHE: E akuzuan se ka përdhunuar një të mitur, reagon për herë të parë Gjiko
Ky i fundit konfirmoi për Prive.al paditë që janë ngritur për ty mediat që qarkulluan lajmin.
“Ashtu siç është deklaruar vetë z. Gjikolli, bëhet fjalë për dy padi civile ndaj mediumeve të shkruara në Kosovë të cilat përmes shkrimeve kanë cënuar integritetin personal të z. Gjikolli dhe jo vetëm. Andaj, z. Gjikolli ka zgjedhur që t’i përgjigjet kësaj teme përmes gjykatës dhe ne presim një gjykim efikas. Për momentin rezervohem të komentoj përmbajtjen tutje meqë palët do të njoftohen me kohë përmes aktvendimit të gjykatës kur të pajisen me shkresat ë lëndës dhe e kuptojnë se çfarë shkelje të ligjit kanë bërë”, u shpreh avokati.
Sakaq, në reagimin e tij të parë publik, Gjiko u shpreh besimplotë që drejtësia do të nxjerrë në pah të vërtetën./abcnews.al