Gjiknuri: PS ka sjellë ndryshimin në Vlorë se Rama bën punë me pasion, Meta të mos vijë fshehurazi

schedule09:12 - 19 Shkurt, 2021

schedule 09:12 - 19 Shkurt, 2021

 Deputeti socialist Damian Gjiknuri tha nga Vlora se PS është e vetmja forcë politike që ka sjellë ndryshimin pasi Edi Rama e ka marrë detyrën me pasion. Ai thumboi edhe presidentin e republikës Ilir Meta duke i bërë atij një ftesë për inaugurimin e rrugës së Selenicës që të mos vijë më fshehurazi në Vlorë.

“Vlora ka histori por kishte një deficit të madh. Ju pëlqen apo nuk ju pëlqen  e vërteta kjo është. Edi Rama e mori këtë punë me pasion dhe e ka bërë ndryshimin. Vlora ndryshimin po e prek përditë, Jemi duke kryer investimin e këtij qarku.

 E vërteta është se projektet po zbatohen. Disa u përpoqën ta kthenin në luftë krahinore. Ne i kemi paratë edhe për Orikumin edhe për Selenicën.

 Meqenëse çështja u kthye në publike unë kërkoj publikisht ta ftoj edhe presidentin e republikës të mos vijnë më fshehurazi në Vlorë por të vijë në inaugurim. Nëse nuk vjen turpin e paç për vete. Ti vjen vetëm për politikë dhe për të përçarë”, tha ai./mv.abcnews.al