Gjiknuri për Unazën e Madhe: Pronarët shpronësohen 100%

schedule17:13 - 15 Nëntor, 2018

schedule 17:13 - 15 Nëntor, 2018

Qeveria është e vendosur ti shkojë deri në fund zbatimit të projektit të Unazës së madhe të Tiranës. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka postuar në rrjetet sociale një video ku tregon segmentin e përfunduar nga Komuna e Parisit tek shkolla Teknologjike. Me të njëjtin standart-shkruan ministri Gjiknuri- do të ndërtohet edhe segmenti nga Shkolla Teknologjike tek Sheshi Shqiponja. Banorëve që protestojnë u jep të njëjtën përgjigje: “Pronarët do të shpronësohen 100% Ata pa leje do të marrin 3 vite qira dhe do trajtohen me përparësi për banesa sociale”– shkruan ministri Damian Gjiknuri në rrjetet sociale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!