Duke komentuar situatën në Partinë Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri thotë se gjithçka ka ardhur për shkak të gabimeve që ka bërë opozita.
“E gjithë kjo vjen për shkak të gabimeve që opozita ka bërë. Kanë qenë gabime strategjike. Sepse edhe Basha dhe Berisha që unë i quaj bashkëfajtorë në krim janë përgjegjës për këtë dhe tani duan t’ja hedhin fajin njëri-tjetrit. Gjithçka ka nisur në vitin 2019,” tha Gjiknuri, në emisionin “Log.” me Endri Xhafon.
Lexo edhe: Gjiknuri: S’do ishte tragjedi shkarkimi i Metës, mezi pret të takojë popullin e “2 marsit”
Sipas numrit dy të socialistëve, ndërkohë që lojërat politike kanë ndryshuar, politikanët nuk janë gjë tjetër veçse tregtarë shpresash. “Çfarë janë politikanët? Tregtarë shpresash!” tha ai. g.v/abcnews.al