Nga Elbasani, numri dy i PS Damian Gjiknuri i ka përcjellë një mesazh opozitës për zgjatjen e organeve të vettingut. Gjiknuri u shpreh se me reflektimin e tyre do i zgjatet jeta këtyre organeve ndërsa theksoi se nuk kemi të bëjmë me marrëveshje të re politike.
“Nëse flisni për vettingun është një proces që e ka nisur rrugën e tij. Është mbi palët dhe adreson një problem të ngritur për shkak të një skadimi një afati.
Besoj se me reflektimin pozitiv të opozitës shqiptare do i zgjasim jetën këtyre organeve të cilat kemi rënë dakord. Nuk kemi të bëjmë me marrëveshje të re politike apo për krijimin e ngrehine kushtetuese di dakordësi e palëve politike”, tha Gjiknuri. m.v/Abcnews.al