Nga Vlora ku zhvilloi takimin e radhës elektoral në kuadër të nismës “Deputeti që duam”, kryeministri Edi Rama i uroi shërim të shpejtë drejtuesit politik të socialistëve në këtë qark, Damian Gjiknuri, i cili është i infektuar me koronavirus.
“Bashkohem me urimin për një shërim të shpejtë të drejtuesit të qarkut, Damian Gjiknuri, që si shumë shqiptarë duhet të përballet në këtë moment me armikun e padukshëm dhe përmes këtij urimi dua ti uroj cdo të mirë dhe shërim sa më të shpejtë të gjithë atyre që e kanë këtë sfidë këtë moment dhe dua të falënderoj nga zemra të gjithë ekipin e spitalit të Vlorës” tha Rama./ db/Abcnews.al