Gjiknuri: “Investimet në rrugë pjesë e rrjetit rajonal”

schedule16:19 - 21 Nëntor, 2017

schedule 16:19 - 21 Nëntor, 2017

Ministri i infrastrukturës dhe energjisë ka mbrojtur para Komisionit të Ekonomisë projektet e investimeve në formën e partneritetit publik-privat duke theksuar se kostot e tyre janë nën kontroll përmes kushteveve të vendosura, ndërsa ka theksuar se buxheti është rritur për të mbyllur projektet e mbetura pezull.

Kostot e projekteve 1 miliard nuk do të ndihen vitin e ardhshëm. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, bëri të ditur se qeveria do të nisë me pagesat e pas kryerjes së një të tretës së investimit.
I pyetur disa herë për kostot e projekteve të partneritet publik-privat, ministri pranoi se kjo është një zgjidhje e mbetur në kushtet kur qeveria shqiptare nuk mund të marre borxh të mëtejshëm, ç’ka do të rriste borxhin publik.
Duke mbrojtur projektet e reja të infrastrukturës, Gjinknuri tha se projektet e reja janë nxitur nga nisma e Berlinit.
Ministri theksoi se projektet e investimeve vitin e ardhshëm kanë një vlerë 42% më të lartë se këtë vit, ndër të cilat edhe rruga Tiranë-Elbasan. Kjo rrugë po përfundon me vlerën dy herë më të lartë se ajo fillestare, sipas Gjiknurit. Mes projekteve të reja, në 2018-n është Bypass i Tepelenës dhe Loti i dytë Korçë-Ersekë./abcnews.al

 

https://youtu.be/bMLD5_S7fCE

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!