Gjiknuri inspekton investimet tek Albcontrol

schedule13:40 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 13:40 - 12 Dhjetor, 2017

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri inspekoi investimet e kryera në Albcontrol. Katër vitet e fundit u shpreh ministri për sigurinë ajore janë investuar 6 mln dollarë.

 Kulla e Kontrollit të Trafikut ajror sipas ministrit të Infrastruktures dhe Energjisë po bëhet gati t’i përgjigjet zhvillimit të infrastruktures aeroportuale.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri inspektoi investimet e kryera në shoqërinë Albcontrol nga ku deklaroi se katër vjeçarin e fundit për sigurinë ajorore janë investuar 6 mln dollarë.

 

“Është një progres i jashtëzakonshëm, më vjen mirë që dëgjoj që Albcontrolli shqiptar është në avangard në rajon. Pra, krahasuar me vende të tjera ka një teknologji shumë moderne dhe ofron shërbime jashtëzakonisht të mira. Ajo c’ka është për t’u theksuar, që të gjitha këto investime kanë ardhur si rezultat i një mirëmenaxhimi të kësaj kompanie, por nga ana tjetër Albcontrol në funksion edhe të strategjisë së qeverisë shqiptare për të zgjeruar infrastrukturën aeroportuale, është duke u përgatitur edhe për zhvillimet e pritshme edhe për ndërtimin e aeroporteve të reja në vend. Çka do të thotë që Albcontroll në paralel me zhvillimet infrastrukturore do të përgatisë edhe stafin edhe teknologjinë e duhur dhe trajtimet e duhura, pra do të jetë në kapacitetet e nevojshme në gjendje që në momentin që Shqipëria të ketë mundësinë të ketë infrastrukturë shtesë aeroportuale Albcotrol t’i vijë me shërbimet e saj”

Synimi sipas drejtoreshës së Albcontrol është garantimi i standardeve evropiane për sigurinë ajrore.

Në materialin e shpërndarë nga zyra e shtypit e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë thuhet se këto vite është përditësuar Sistemi Skyline me të cilin operon shoqëria.

Kjo ka sjellë ndër të tjera automatizimin e funksioneve të Kullës së Kontrollit, përmirësimin e koordinimit e shkëmbimit të informacionit, si dhe përpunimit të të dhënave.

Falë përditësimit të këtij sistemi  është përmirësuar cilësia dhe siguria në ulje/ngritje dhe janë eleminuar vonesat./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!