Gjiknuri i lë stafetën Klosit: Nuk ndihem i braktisur nga Rama! Nuk jam thirrur ne SPAK për inceneratorët

schedule11:30 - 28 Korrik, 2023

schedule 11:30 - 28 Korrik, 2023

TIRANË-

Blendi Klosi mori këtë të premten karrigen e dytë më të rëndësishme në selinë e PS. Atë të Sekretarit të Përgjithshëm.

Për të shuar zërat se kjo ishte një ditë zemërthyerjeje për të larguarin, Gjiknuri doli bashkë me pasuesin përpara medias.

“Nuk ndjehem i braktisuar nga Rama, kam komunikim konstant”

Shkarkimin e tij e sheh vetëm si një vizion të Edi Ramës për tu riorganizuar edhe pas fitoreve të mëdha, dhe mohon të ndihet i frikësuar nga SPAK për cështjen e inceneratorëve.

“Nuk jam thirrur nga SPAK për inceneratorët, gati të dëshmoj në cdo moment, Roli i ministrit të energjisë ka qenë shumë periferik”

Pranoi se e njeh një nga pronarët e inceneratorëve që sot është në kërkim, por për të ky nuk është faj, duke bërë kështu një ndarje të rastit të tij me atë të Arben Ahmetaj.

“Njohjet nuk përbëjnë krim. Unë i njoh si Ahmetaj, por nuk kam përfituar para prej tyre”

Sekretari i ri i Përgjithshëm, Blendi Klosi, që do të kërkojë një mandat të plotë nga Kongresi në vjeshtë, paralajmëron që në sesionin e ri Arben Ahmetajt, tash në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, të përjashtohet nga PS.

“Përjashtimi i Ahmetajt nga PS? Vendosim në shtator, është vendim që i takon grupit parlamentar”

E mbyllin konferencën me një rrugë që të dy e dëshirojnë të përbashkët. Klosi me krenarinë e të qënit numri dy i partisë, e Gjiknuri me bindjen se lumturia nuk vjen nga postet, e sic thotë ai, një mundësi më e mirë po e pret.

“Lumturia nuk vjen nga posti”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!