Pas përfundimit të mbledhjes nga Komisioni parlamentar për të diskutuar draftin e reformës zgjedhore, bashkëkryetari i këtij Komisioni Damian Gjiknuri ka dalë në një komunikim me median. Gjiknuri deklaroi se drafti tashmë është bërë publik dhe do tu dërgohet t ëgjithë aktorëve politik.
Gazetarja e Abc Neës Esiona Konomi ka pyetur Damian Gjiknurin në lidhje me draftin paralel që po punon tashmë edhe partia demokratike, se ku mund të jetë pika e takimit mes dy drafteve. Gjiknuri tha se nëse ato janë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR do të merren parasysh.
“Drafti është bërë publik tashmë dhe do u dërgohet të gjithë aktorëve politik.
Aktualisht paralel me ju një grup ekspertësh në partinë demokratike po punojnë për reformën zgjedhore dhe po hartojnë një draft, ku mendoni se do të jetë pika e takimit mes drafteve tuaja dhe drafteve të partisë demokratike, do të ketë një pikë të domosdoshme përpara dhjetorit?
Jam i gëzuar që partia demokratike po e merr seriozisht cështjen e reformës zgjedhore. Nga deklaratat që kanë bërë publike ata kanë filluar t ëpunojnë për këtë, pavarësisht se ata nuk e njohin komisionet e reformës zgjedhore, sic edhe e kan ë deklaruar publikisht, ne nuk na pengon që ti krijojmë cdo lloj mënyre “sui genes” komunikimi për aq kohë sa opinionet e tyre në lidhje me projektet apo propozimet që ata kanë në lidhje me përmirësimet e Kodit Zgjedhor të mund të përfshihen si punë e komisionit zgjedhor. Nëse ata do të përgatisin drafte të tyre, opinionet e tyre, duke ja dhënë dhe OSBE dhe jo në mënyrë të drejtpërdrejtë ne natyrshëm do kemi mundësi ti marrim, ti trajtojmë dhe në fund mund të jetë mnjë mënyrë shumë e mirë pa qenë direkt në komuniki, meqë ekziston një lloj kompleksi i tillë për arsye që ata i dinë, ne do bëjmë cmos që cdo propozim i partisë demokratike i grupit të tyre i cili është në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it ne do ti marrim parasysh dhe mbase do të jetë një rast i rrallë ku dakordësia e Kodit zgjedhor nuk do të shtrihet vetëm në partitë parlamentare por edhe ato jashtë parlamentare“, tha Gjiknuri./abcnews.al