Skënder Gega, trajneri i Kukësit, për shkak të problemeve shëndetësore, është dërguar me urgjencë në Turqi ditën e sotme. Tropojani ishte prekur me COVID-19 dhe gjendja e tij është rënduar.
Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan: “Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit tonë Skënder Gega më shqetësoi në këto ditë të vështira që po kalojmë.
Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në ne drejtimin e ekipit tonë. Jemi të gjithë me ty Skënder në këto momente të vështira. Jam shumë i bindur që ti do ta fitosh këtë betejë”. /abcnews.al

