Gjici shmang “revoltën”, lojtarët buzëqeshin para derbit

schedule08:26 - 5 Nëntor, 2019

schedule 08:26 - 5 Nëntor, 2019

Situata te Kukësi nuk ka qenë shumë e qetë gjatë kësaj periudhe. Problemet e pagesave kanë shqetësuar lojtarët, të cilët kanë pranuar edhe të bëjnë një marrëveshje me presidentin Safet Gjici, që nëse nuk shpallen kampionë të heqin dorë nga dy pagat e fundit. Në këmbim nuk do të kishte gjoba dhe pagesat do të kryheshin në kohë.

Kreu i klubit verilindor, për të qetësuar lojtarët e tij, ka bërë një mbledhje ditën e premte dhe u ka premtuar se lojtarët do të merrnin pagat ditën e hënë. Ditën e djeshme futbollistët janë shlyer dhe kështu rikthehet qetësia dhe e gjithë vëmendja është te sfida e radhës me Laçin.

Për këtë takim rikthehet mbrojtësi Obanor, i cili ishte i pezulluar me kartonë dhe nuk u aktivizua me Flamurtarin. Mungesë e sigurt është ajo e mesfushorit Veseli Limaj, i cili ende nuk është rikuperuar. Sytë janë edhe nga Kristal Abazaj e Vasil Shkurtaj. Sulmuesi anësor pësoi një shembje në sfidën me vlonjatët dhe shpresohet të jetë gati për ndeshjen me Laçin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!