Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjici: Nuk është loja e Kukësit kjo, kurrë s’duhet t’i pësonim katër gola

schedule19:31 - 30 Janar, 2022

schedule 19:31 - 30 Janar, 2022

Katër golat e pësuar nuk i kanë pëlqyer presidenti të Kukësit, Safet Gjici. Pas ndeshjes ai ka folur për mediat dhe mes të tjerash është shprehur: “Kishim mungesa në fakt, u detyruam të luanim me mbrojtës sulmues, por ishim shumë dobët. Nuk kishin ardhur për të fituar me çfarë e pashë unë. U çakordua komplet sistemi i lojës. Do jetë një rastësi, nuk është lojë e Kukësit kjo.

Kukësi gjithë këto gola si ka ngrënë asnjëherë në kampionat. Duhet që trajneri të korrigjojë gabimet. Ka qenë i kushtëzuar, kemi pasur sulmuesit e dëmtuar. Kanë munguar shumë lojtarë. Por kjo nuk justifikon rezultatet 4-0. Kukësi nuk duhet të pësonte 4 gola asnjëherë”.

Titulli? Sot kanë mbaruar 2 faza, është dhe gjysma e kampionatit në lojë. Tirana do të ketë problemet e veta, siç na dolën ne. Kartonë, dëmtime, plus edhe Shkurtaj do kohën e vet. Me blerjet e reja besoj, çfarë ka kërkuar trajneri i ka marrë. Është ekip i kompletuar, do kohën e vetë, dhe të mos luaj me sulmues mbrojtës siç luajtëm sot”.

“Hakmarrje e bardhebluve? Tirana duhet të na mundë shumë herë 4-0. Ne më shumë e kemi mundur Tiranën, por futbolli kështu është. Sot nuk ishte loja e Kukësit. Ishte një formacion i bërë me mbrojtës. Në sulm kishim një mbrojtës. Nuk ishte skema dhe formacioni  i lojës së Kukësit. Me prurjet e reja besoj se Kukësi do jetë aty ku duhet të jetë”, tha Gjici. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!