Gjici: Nëse nuk rifillojmë deri me 5 maj, sezoni të mbyllet

schedule18:42 - 1 Maj, 2020

schedule 18:42 - 1 Maj, 2020

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka dhënë një prononcim për emisionin Fan Zone në Supersport, aty ku ka prekur shumë tema rreth klubit të tij. Stadiumi, rifillimi i sezonit dhe dueli me Tiranën për titullin kampion, këto ishin disa nga çështjet ku Gjici u ndalua më shumë.

FOKUSI – “E gjithë vëmendja tashmë është te jeta e njerëzve, kemi pasur disa raste me virus, por prej 1 jave nuk kemi rast të ri. Botën e futbollit e kemi ndjekur nga lart, pasi kemi qenë të angazhuar”.

PROTOKOLLI – “Ka një protokoll nga Ministria, për disa lojtarë që ne kemi jashtë kufijve. Kanë folur me organet përkatëse dhe besoj që kur të kemi dritën jeshile për të rinisur. Nga e hëna pritet të ketë zhvillime të reja dhe mund të rinisë stërvitja”.

RIKTHIMI – “Është e vërtetë që i kemi kërkuar lojtarëve të rikthehen në vend dhe të jenë gati. Edhe pse nuk kemi një datë gati për rinisjen, unë i kam kërkuar lojtarëve të klubit të fillojnë të grumbullohen”.

BASHKIA – “Jeta e njeriut është mbi të gjitha. Nuk mund të merremi me botën e futbollit, kur jemi në një situatë luftë. Ka familje që duhen ndihmuar dhe bashkia po bën punën e nevojshme”.

DUELI – “Kukësi ka një ekip shumë të mirë. Para virusit ne kishim shumë dëmtime dhe prandaj u shkëputëm nga Tirana. Ata janë me meritë atje ku janë, por janë edhe 30 pikë në lojë dhe nuk është e pamundur për titullin. Fusha do të tregojë se kush e fiton kampionatin, nëse do të rinisë”.

STADIUMI – “Ka ecur mirë me ritmet dhe nuk janë ndërprerë ritmet e punimeve. Besoj se stadiumi do i shtojë forcat për të mbaruar punimet. E kishim menduar ta mbaronim më shpejt, por me situatën e krijuar, mendoj se do përfundojë në fund të gushtit. Stadiumi nuk do të jetë i mbuluar, përveç pjesës kryesore. Nëse Saranda dhe Gjirokastra do arrinin sukseset e Kukësit, pse të mos e kishin edhe ata. Pavarësisht disa deklaratave që janë bërë së fundmi. Nëse do realizojmë të ardhura dhe na ndihmon qeveria, mund të bëjmë edhe pallatin e sportit”.

FSHF – “Federata ka bërë punën e saj, duke dërguar kërkesë se si do të rifillojë futbollin. Nuk e di nëse ka pasur takime mes palëve. Edhe ne si klube duam një kohë që të përgatitemi, pasi lojtarët kanë kohë pa u stërvitur. Nëse nuk bëhen të fillojë stërvitja deri në 5 maj, unë mendoj të mbyllet sezon kështu pasi nuk kemi kohë për t’u përgatitur”, u shpreh Gjici./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!