Partizani-Kukësi u mbyll në barazim pa gola. Pas ndeshjes kanë folur edhe presidentët e të dy ekipeve, me Gaz Demin që ka rezerva për gjykimin e preisdenti Gaz Demi. “Sipas lojës nuk jam i kënaqur, por jemi të parët”. tha shkurtimisht Demi.
Për ecurinë, ai shtoi: “Jemi në rrugën e duhur. Ekipi po luan mirë”. Në fund kreu i klubit të Partizanit foli edhe për gjykimin. “Sot e masakroi në pjesën e dytë, edhe pse nuk dua të flas për arbitrat”, përfundoi Demi.
Nga ana tjetër, presidenti Safet Gjici e lë përgjegjësinë tek ekipi. “Pres që ekipi të reagojë. U kthye edhe Musta, lojtarët janë aty. Futbollistët i kemi për të dalë kampion. Jam i zhgënjyer se nuk jemi të parët, por vazhdojmë. Diferencat janë vogla, aty jemi”, u shpreh Gjici. /abcnews.al