Safet Gjici, presidenti i Kukësit, ka folur për mediat e pranishme në stadiumin “Zeqir Ymeri” gjatë inspektimeve që kreu i klubit verilindor dhe presidenti i Federatës Shqiptar të Futbollit, Armando Duka, bënë ditën e djeshme. Fillimisht Gjici komentoi sezonin aktual të skuadrës verilindore: “Nuk e quaj sezon të dështuar. Objektivi ishte titulli kampion.
Për shkak të këtij stadiumi nuk jemi. Po të luanim këtu, do e mbyllnim gjithçka tre javë para mbylljes së kampionatit. Gjithsesi kampionati më i madh për Kukësin dhe kuksianet është kjo vepër madhështore që po bëhen nga FSHF dhe qeverinë shqiptarë”.
TRAJNERI – “Stafi drejtues është në detyrë deri sa të mbarojnë ndeshjet e kampionatit. Kur të mbarojnë do të bëhet analiza dhe klubi do të vendosë. Unë jam president nderi, vetë klubi vendos si do vazhdohet. Pas ndeshjes me Luftëtarin klubi bën analizat për stafin dhe lojtarët.
LEXO EDHE Bylisi-Tirana e trukuar? Duka: Mendoj si tifozët e tjerë! Ndjej keqardhje
Janë të tjerë ata që e gjykojnë pse nuk u arrit objektivi. Lojtarët janë aktorët kryesorë, kanë përgjegjësinë kryesor për dështimin në arritjen e objektivit. Më vjen keq për Kupën, pasi e kishim në dorë. Mund të dilnim lehtë në finale. Gjithsesi ky është futbolli”.
SEZONI TJETËR – “Objektivi për sezonin tjetër? Do rikthehemi fuqishëm, do përforcohemi dhe do jemi në garë për titullin kampion. Do tentojmë ta sjellim këtu sërish. Për merkaton do merren të tjerë”.
TIRANA – “Matematikisht ka dalë kampion. Nuk është e mirë shija e asaj ndeshjes me Bylisin. Gjithsesi janë organe të tjera që merren me atë punë. I kemi uruar me të drejtë, janë shpallur kampionë. Për të tjerat merret UEFA dhe FSHF. Nëse do isha në vendin e Halilit, nuk duhet të bëhej ashtu ajo ndeshje. Nuk kam prova, por me aq sa kam parë, them se nuk ishte e denjë dhe serioze për Tiranën”, përfundoi Safet Gjici./ abcnews.al