Gjeti mbyllur derën e PD, Aldo Bumçi: Demokratët të dëshpëruar nga Basha, kjo nuk i shërben askujt

schedule13:35 - 6 Janar, 2022

schedule 13:35 - 6 Janar, 2022

Aldo Bumçi, një prej mbështetësve të Berishës mbeti sot jashtë dyerve të selisë blu bashkë me Ivi Kason dhe Gent Strazimirin. I ftuar në ABC Live ai deklaroi se kjo mbyllje e partisë nuk i shërben askujt duke shtuar se Basha ka humbur 90% të mbështetjes brenda partisë.

“Kujt i shërben kjo, kur ti mbyll partinë tënde. Zoti Basha ka humbur mbështetjen e anëtareve të partisë. Nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e di këtë gjë. Nuk do thotë se 90% janë me Berishën, por qartazi nuk e duan Bashën. Ky njeri që ka humbur partinë, thotë unë do mbaj selinë. Nuk ka parti me tulla, por me njerëz.

Ky nuk është vetvetja më. Ai aty nuk i shërben asgjëje të mirë. Mund të bëjë betejë kundër Ramës një njeri që ka frikë. Kur ty të kontestohet lidershipi çfarë bën ti. Politika ka të bëjë me besimin. Nëse i përfaqëson apo jo njerëzit. PD ose është ajo e stadiumit ose është kjo e mbyllur dhe e bunkerizuar. Kush është partia që ngjall shpresë. Kë ka frikë Edi Rama, atë që mbushi stadiumin apo këtë që është bunkerizuar”, tha ai.

Bumçi e quajti absurde qëndrimin e Bashës për të mos njohur firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ai deklaroi se sallat e Berishës u mbushën për shkak të demokratët janë të dëshpëruar nga Basha.

“Ne nisëm një proces mbledhjesh firmash. Ai tha nuk do e njoh Kuvendin pasi është anti-amerikan. Delegatët e partisë demokratike janë kryetarë. Si nuk mund të njohësh shtabet e tua. Si nuk njeh kryetarët e partisë tënde. Ai duhet të respektonte kryetarët e partisë së tij dhe jo zotin Berisha. Berisha i vetëm nëpër Shqipëri nuk do ngrinte dot gjë. U mbushën sallat sepse njerëzit ishin të dëshpëruar nga Basha”, u shpreh Bumçi. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!