Gjesti i Camillës që nderoi Mbretëreshën Elizabeth gjatë vizitës në Gjermani

schedule15:13 - 30 Mars, 2023

schedule 15:13 - 30 Mars, 2023

Paraqitjen më mbresëlënëse dhe mbretërore e ka bërë gruaja e mbretit Charles, Camilla Parker e cila kishte veshur diademën e famshme Greville dhe një gjerdan diamanti nga koleksioni i Mbretëreshës Elizabeth.

Në një darkë të organizuar për nder të tyre nga Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier në Pallatin Bellevue në Berlin, Camilla bëri homazhe për Mbretëreshën Elizabeth dhe gjyshen e burrit të saj duke zgjedhur dy nga bizhuteritë e tyre.

Gruaja mbretërore kishte veshur një fustan të zi me detaje argjendi nga stilisti i saj i preferuar britanik Bruce Oldfield dhe e kombinoi atë me një palë vathë mahnitëse diamanti dhe një byzylyk.

Gjerdani ishte një dhuratë martese për Mbretëreshën Elizabeth në vitin 1947, ndërsa diadema e diamantit “Greville” ishte e preferuara e nënës së mbretëreshës. Ajo u krijua për Margaret Greville, filantropiste britanike që jetoi në fillim të shekullit të 20-të.

Kjo është vizita e parë zyrtare e çiftit mbretëror jashtë Britanisë së Madhe që kur Mbreti Charles u ngjit në fron dhe e vetmja deri në kurorëzimin e 6 majit në Londër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!