Gjesti human i nënës, i fal spitalit të Vlorës aparatin e oksigjenit të djalit që humbi jetën vite më parë

schedule18:51 - 3 Prill, 2020

schedule 18:51 - 3 Prill, 2020

Në kujtim të djalit që i ndërroi jetë vite më parë, Dinore Idrizaj i dhuron spitalit të Vlorës një aparat oksigjeni që ti vijë në ndihmë të prekurve me COVID-19.

Familja e bleu këtë pajisje disa vite më parë për djalin e sëmurë i cili fatkeqësisht humbi jetën në Itali.

Por aparati nuk i shërbeu asnjëherë djalit të saj dhe e dhuroi me shpresën që dikujt tjetër do ti vijë në ndihmë duke i shpëtuar jetën.

Kjo pajisje për prodhimin e oksigjenit do të përdorët për pacientët e Vlorës nëse do të kenë nevojë, veçanërisht për të prekurit me COVID-19.

Aparati do të montohet në mjete të lëvizshme për të shkuar sa më pranë banesave të individëve që do kenë probleme me frymëmarrjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!