Lushnjë/Dy turistë italianë, duke udhëtuar me biçikletë, kanë gjetur në rrugë, një portofol me një shumë parash dhe e kanë dorëzuar në Komisariatin e Policisë Lushnjë.
Shërbimet e Policisë, pasi kanë kryer verifikimet në bazë të kartës ID që ishte në portofol, kanë njoftuar shtetasin që e kishte humbur, i cili është paraqitur në Komisariat për të marrë portofolin me shumën e konsiderueshme të parave, kartat bankare dhe kartën e identitetit.
Pasi ka marrë portofolin, ai ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe dy turistët italianë, për gjestin e tyre./abcnews.al