Gjesti fantastik i Igli Tares, strehon në shtëpinë e tij talentin korçar

schedule19:21 - 18 Mars, 2020

schedule 19:21 - 18 Mars, 2020

Igli Tare i ka dhënë shumë lojtarëve shqiptarë të japin kotributin e tyre për Lazion gjatë këtyre viteve që mban rolin e drejtorit sportive, qoftë me skuadrën e parë, ashtu edhe me moshat e klubit kryeqytetas.

Njëri prej tyre është Dean Liço, 20-vjeçari nga Korça. Liço luan në rolin e mesfushorit edhe është pjesë e Lazios U19 prej verës së kaluar. Tare ka vendosur ta strehojë në shtëpinë e tij lojtarin sipas raportimeve të Sporti sipas Bakut.

Një gjest fantastik i drejtorit vlonjat, i cili tregon anën e tij humane dhe njerëzore. Situata në Itali është shumë e keqe dhe të gjithë janë mbyllur në shtëpi prej koronavirusit. Përtej kësaj, shifrat janë të frikshme dhe vetëm ditën e sotme kanë humbur jetën 475 persona. /abcnews.al

Drejtori i Lacios, humanist i madh, gjest kampioniIGLI TARE STREHON NË SHTËPI TALENTIN KORÇAR DEAN LIÇO Pas mbylljes…

Gepostet von Sporti sipas Bakut am Mittwoch, 18. März 2020