Gjest fantastik i Pique, e ndjekin edhe tre katalanasit e tjerë që rinovuan

schedule13:19 - 22 Tetor, 2020

schedule 13:19 - 22 Tetor, 2020

Gerard Pique është një nga katër lojtarët që rinovoi kontratën me Barcelonën të martën në mbrëmje. Mbrojtësi do të jetë pjesë e ekipit spanjoll deri në verën e vitit 2024, periudhë kur do të ketë mbushur 37 vjeç.

Lojtari defensiv është një katalanas puro, lidhja e tij me ngjyrat blaugrana është e madhe, teksa ka kryer një gjest shumë të bukur në këtë periudhë krize ekonomike.

Sport.es raporton se Pique ka vendosur të heqë dorë nga 50% e pagës së tij, për të ndihmuar sadopak klubin e zemrës. Por jo vetëm Gerard Pique.

Clement Lenglet, Frenkie De Jong dhe Marc-Andre ter Stegen, të cilët rinovuan në të njëjtën ditë me mbrojtësin iberik, kanë pranuar që 30% e pagës së tyre t’i kalojë arkave të Barcelonës. /abcnews.al