Gjermania: Sulmet e ukrainasve në tokën ruse janë normale në një luftë

schedule10:21 - 21 Prill, 2023

schedule 10:21 - 21 Prill, 2023

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se ai i konsideronte të pranueshme sulmet ukrainase në tokën ruse si pjesë e përpjekjes për të zmbrapsur pushtimin e ushtrisë ruse që filloi gati 14 muaj më parë.

“Është “normale” në një luftë të tillë që “pala e sulmuar të veprojë në territorin e armikut, për shembull të ndërpresë rrugët e furnizimit,”  tha ministri gjerman.

“Përderisa qytetet, civilët nuk preken, duhet ta pranojmë këtë se është e nevojshme për shembull, për të ndërprerë rrugët e furnizimit”, tha ai.

Megjithatë, ai vuri në dukje se Perëndimi duhet të peshojë “si po zhvillohet lufta” kur merr vendime për dërgesat e armëve në Ukrainë.

“Nëse Ukraina po kërkon lloje të armëve që janë të ndaluara në mbarë botën, atëherë ne duhet të themi jo,” theksoi ai.

Për më tepër, duke iu referuar ushtrisë ruse,  Pistorius tha se ajo ka probleme me pajisjet e saj deri në atë masë që po përdor armë të vjetra në gjendje jo shumë të mirë, që janë ndërtuar në vitet 1950 dhe 1960″.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, ai pranoi se Perëndimi nuk është në gjendje të vlerësojë saktësisht se cilat janë aftësitë prodhuese të industrisë ushtarake ruse, duke shtuar se kjo është arsyeja pse mbështetja ushtarake perëndimore për Ukrainën duhet të vazhdojë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!