Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani kanë vdekur 10 persona nga Covid-19, njofton instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”
Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve në shtetin me popullsinë më të madhe në Evropë shkoi në 8,257 persona.
Gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 289 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve nga virusi i ri shkoi në 178,570 njerëz.
Gjermania është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të të infektuarve, por ka regjistruar shumë më pak viktima se Italia, Franca, Spanja dhe Britania e Madhe.
Qeveria gjermane i ka hequr shumë masa të kufizimeve për ta riaktivizuar ekonominë dhe ka premtuar se së shpejti do të lejohen edhe udhëtimet ndërkombëtare, duke parë edhe ecurinë e pandemisë.