Gjermania shënon rritjen më të madhe të popullsisë në 30 vitet e fundit

schedule12:57 - 20 Qershor, 2023

schedule 12:57 - 20 Qershor, 2023

Popullsia e Gjermanisë u rrit me 1.3% në 84.4 milionë, duke shënuar rritjen më të madhe vjetore që nga ribashkimi i vendit më shumë se tre dekada më parë.

Rritja me 1.12 milionë është vetëm për shkak të lëvizjes së të huajve në Gjermani, sipas shërbimit statistikor Destatis. Migrimi neto arriti në 1.46 milionë, nga 329,000 një vit më pare, “kryesisht për shkak të lëvizjeve të refugjatëve nga Ukraina”. Ashtu si në vitet e mëparshme, në vitin 2022 kanë vdekur më shumë se sa kanë lindur.

Gjermania përballet me një barrë më të madhe demografike në rritje se çdo vend tjetër perëndimor për dekadën e ardhshme. Sipas Bloomberg Economics, për shkak të mungesës së emigrantëve, ekonomia më e madhe e Evropës është në rrezik të “mbarimit” të fuqisë punëtore për të nxitur rritjen .

Vendi priti më shumë se 1 milion sirianë mes krizës së refugjatëve midis 2014 dhe 2015. Numri i ukrainasve në Gjermani u rrit më shumë se gjashtëfish vitin e kaluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!