Gjermania rihap shkollat, zbuloni rregullat e zhvillimit të mësimit

schedule11:55 - 25 Prill, 2020

schedule 11:55 - 25 Prill, 2020

Nxënësit në Gjermani u kthyen në klasë të hënën pasi shkollat ​​që ishin mbyllur muajin e kaluar nga koronavirusi, filluan të rihapen

Rihapja e pjesshme, filloi me nxënësit më të mëdhenj, të cilët do të vëzhgojnë distancimin e rreptë shoqëror, shkruan Reuters.

Drejtori i shkollës së mesme FREIHERR-VOM-STEIN, Martin Finke thotë:

“Së pari, ne ulëm numrin e nxënësve në një grup, natyrisht. Tani kemi rreth tetë fëmijë në një klasë me një mësues në ndërrime të ndryshme. Kjo do të thotë, studentët do të qëndrojnë në radhë jashtë klasës. Pastaj ata do të lajnë duart dhe shkojnë në tavolinën e tyre të caktuar, e cila është e rezervuar vetëm për ta. Ne do të duhet të fillojmë t’u mësojmë fëmijëve se kjo është rutina e re”.

“Sot është fillimi i diçkaje të re dhe shpresoj se do të jemi në gjendje t’u japim studentëve që vijnë këtu një besim dhe një ndjenjë të komunitetit, në këtë realitet të ri, në mënyrë që ata të mund të na shohin përsëri ne dhe shokët e tyre të klasës, realitetin që ata do të duhet të mësohen edhe pas diplomimit të tyre në gusht. Tani kemi një temë krejt të re, të cilën do të duhet ta mësojmë çdo mëngjes, dhe të quajtur higjienë”, tha drejtori Finke.

Nxënësit në të gjithë botën kanë marrë mësimet e tyre nëpër internet pasi qeveritë kanë urdhëruar që shkollat ​​të mbyllen në mënyrë që të ngadalësojnë transmetimin e koronavirusit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!