Gjermania reagon ndaj Dodikut: Një urdhër për të arrestuar Schmidt do të ishte i paligjshëm

schedule13:49 - 15 Shtator, 2023

schedule 13:49 - 15 Shtator, 2023

Qeveria gjermane ka deklaruar se urdhri i presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik për arrestimin e përfaqësuesit të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, do të ishte i paligjshëm dhe do të përbënte një shkelje të Marrëveshjes së Dejtonit.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane tha se deklaratat e Dodikut kundër Schmidt janë të paparanueshme, shkruan N1.

“Marrëveshja e Dejtonit ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e paqes në Bosnje dhe Heecegovinë për gati tre dekada. Ruajtja e këtij rendi paqësor është detyra kryesore e Përfaqësuesit të Lartë. Në të njëjtën kohë, ai ka mbështetjen e plotë të qeverisë gjermane”, theksoi zëdhënësi.

Ai shtoi se i dërguari i posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, sapo ka vizituar Bosnje dhe Hercegovinën dhe se qëndrimin e qeverisë gjermane ia ka përcjellë Dodikut edhe një herë.

“Kjo ka edhe pasoja. Para disa javësh, Qeveria e Gjermanisë vendosi të anulojë gradualisht katër projekte të mëdha infrastrukturore në Republikën Srpska dhe në këtë mënyrë t’i përfundojë”, thuhet në deklaratë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!