Numri i viktimave nga koronavirusi në Gjermani ka arritur në 1.017 – një rritje prej 145 vdekjeve në 24 orët e kaluara – sipas shifrave të publikuara të premten nga Instituti Robert Koch, agjensia federale publike e shëndetit e vendit.
Që nga fillimi i shpërthimit, Gjermania ka konfirmuar 79.696 pacientë me Covid-19. Numri i rasteve u rrit me 6.174 nga e enjtja në të premten./abcnews.al