Gjermania pritet të nisë vaksinimin masiv të popullsisë në janar

schedule13:00 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 13:00 - 7 Dhjetor, 2020

Shefi i stafit të kancelares gjermane, Angela Merkel, tha se vaksinimi kundër koronavirusit në Gjermani të nisë në ditët e para të vitit të ardhshëm.

Autoritetet e Bashkimit Europian pritet që deri më 29 dhjetor të marrin vendimin për miratimin e vaksinës së parë për përdorim. Gjermania është duke përgatitur tashmë qendrat e vaksinimit.

Shefi i stafit të Merkelit, Helge Braun, i cili edhe vetë është mjek, tha për gazetën Bild se është i gatshëm t’i ndihmojë autoritetet mjekësore. Braun tha se ai dhe kancelarja Merkel do të vaksinohen “kur t’iu vijë radha”.

Shifrat e infektimit në Gjermani janë stabilizuar që kur ka nisur izolimi i pjesshëm, më 2 nëntor.

Të hënën, autoritetet shëndetësore raportuan për 12.332 raste të reja me koronavirus. Masat kufizuese, të tilla si mbyllja e restoranteve, bareve dhe objekteve sportive, pritet të zgjasin  deri më 10 janar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!