Komisioni i vaksinave të Gjermanisë së shpejti do të autorizojë vaksinën Oxford-AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç, sipas një deklaratë të kancelares Angela Merkel.
Komisioni kishte rekomanduar në janar që vaksina të mos u injektohej personave mbi 65 vjeç për shkak të të dhënave të pamjaftueshme.
Kufizimet e koronavirusit në të gjithë vendin do të lehtësohen në pesë faza, shtoi Merkel – çdo hap shtesë do të ndërmerret çdo 14 ditë nëse normat e infeksionit qëndrojnë të ulëta.
Deri këtë javë, vetëm 5.3 për qind të popullsisë gjermane i është dhënë doza e parë e një vaksine kundër koronavirusit, ndërsa 2.7 për qind e popullsisë i kanë marrë nga dy doza.
Të mërkurën, udhëheqësit e vendit ranë dakord që të ndryshojnë rregulloren, për të përshpejtuar vaksinimin. Merkel tha se “ata duan që të shfrytëzojnë gjithë fleksibilitetin”, duke zgjatur kohën midis dy dozave të vaksinës sa më shumë që të jetë e mundur, për t’iu mundësuar më shumë njerëzve që të marrin dozën fillestare.
Dozat e vaksinave të miratuara në Bashkimin Evropian rekomandohet të jepen me një diferencë kohore prej tri javësh./abcnews.al

