Gjermania po u bën “presion” autoriteteve të BE që të përshpejtojnë miratimin e një vaksine për koronavirusin. Kërkesa vjen në një kohë kur vendi po përballet me një rritje të rasteve, ndërsa Britania dhe SHBA kanë nisur vaksinimet e para.
Zyra e Kancelares Angela Merkel dhe ministria e shëndetësisë e Gjermanisë kërkojnë që Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të sjellë datën e miratimit për vaksinën Pfizer-BioNTech në nga 23 deri më 29 dhjetor, raportoi gazeta gjermane Bild, duke cituar burime.
Vonesa në miratimin e një vaksine, po ngrë pikëpyetje mbi “aftësinë e Bashkimit Evropian për të vepruar”, citoi Bild një burim të ketë thënë.
“Zemërimi” i Berlinit vjen edhe pasi BioNTech është një firmë gjermane dhe vendi po përgatitet të shkojë në bllokim të pjesshëm nga e mërkura, ndërsa shkollat dhe një pjesë biznesesh do të mbyllen. s.b/abcnews.al/