Gjermania parajsë për pastrimin e parave

schedule10:57 - 28 Gusht, 2022

schedule 10:57 - 28 Gusht, 2022

Gjermania nuk ka një reputacion të mirë ndërkombëtar kur bëhet fjalë për luftën kundër pastrimit të parave. Në vitin 2014, Task Forca për Veprime Financiare (FATF) zbuloi shumë mangësi në sistemin e qarkullimit të parave, të cilat ua bënin shumë të lehtë  kriminelëve të pastronin  paratë në vendin më të fuqishëm ekonomikisht të Evropës. Në evaluimin e publikuar nga FATF-i të enjten, 25.08.22 del në pah se Gjermania mbetet ende destinacion tërheqës për pastrimin e parave.

Një nga arsyet kryesore është se organet hetimore e zbulojnë pastrimin e parave vetëm në kuadër të luftimit të krimit të organizuar, trafikut të drogës, trafikut të armëve, ose kontrolleve doganore. Kjo bën që shumë informacione që kanë të bëjnë vetëm me pastrimin e parave të mos përpunohen penalisht. Megjithëse Gjermania vitet e fundit ka marrë një sërë masash për ta luftuar fenomenin, ato ende nuk japin rezultat. “Në nivel politik Gjermania është angazhuar për hetimin dhe gjurmimin e pastrimit të parave, por nuk dihet se çfarë efekti kanë pasur këto masa”, thuhet në raportin e FATF-it. Në total, numri i rasteve që ndiqen penalisht me akuzën e pastrimit të parave është më i ulët se çfarë pritet dhe nuk përkon me profilin e riskut të Gjermanisë”, thonë ekspertët.

Një autoritet i ri i posaçëm për luftimin e parave

Ministri gjerman i financave Christian Lindner e kishte paralajmëruar që më parë që raporti i FATF-it nuk do të ishte i kënaqshëm. Prandaj edhe ai i parapriu lajmit duke paralajmëruar ngritjen e një autoriteti të ri për luftimin e pastrimin e parave. Zyra e re Policisë për Krimin Financiar, pritet të  përfundohet brenda kësaj legjislature dhe do të veprojë si një polici duke hetuar rastet komplekse të flukseve të paligjshme financiare. Ajo do të ketë kompetencat e veta hetimore.

Christian LindnerChristian Lindner

Veç kësaj një qendër e re koordinimi do të kujdeset për të ashtuquajturin sektor jofinanciar, siç janë pasuritë e paluajtshme, ndërtimtaria, lojërat e fatit, pra, ata sektorë të ekonomisë që kanë në qarkullim një sasi veçanërisht të madhe parash. Deri tani ka mbi 300 autoritete mbikëqyrëse të shpërndara nëpër lande, që ndjekin njoftime të tilla dhe kanë nevojë për koordinim.

Nja hap në drejtimin e duhur

Lajmi për ngritje e entit të ri është mirëpritur si nga pozita ashtu edhe nga opozita dhe organizatat joqeveritare. Në Gjermani ekziston Njësia e Inteligjencës Financiare (FIU), por ajo merret vetëm me përpunimin e të dhënave. Ajo gjurmon transaksione financiare ose të dhëna që mund të kenë lidhje me pastrime parash, financimin e terrorizmit dhe vepra të tjera penale. Të dhënat vijnë nga institucionet e ndryshme, si bankat, kompanitë e sigurimeve dhe agjentët e pasurive të paluajtshme. Informacionet analizohen, dhe nëse janë relevante kalojnë te autoritetet përkatëse të zbatimit të ligjit ose te shërbimet sekrete.

Kunst am Tresor Geldbündel

Detajet e fundit të planeve të ministrit Federal të Financave Lindner (FDP) ende duhet të sqarohen në koalicionin qeveritar. Të Gjelbrit dhe SPD në parim kanë sinjalizuar miratimin e projektit. Edhe zëdhënësi i politikave juridike të grupit parlamentar CDU/CSU, Günter Krings, e konsideron projektin e Lindner si një hap në drejtim të duhur, por të vonuar. Deputeti i majtë Pascal Meiser, kërkoi që emrat e pronarëve aktualë të pasurive të paluajtshme dhe aksioneve të kompanive të bëhen publike, si edhe të gjurmohet origjina e aseteve më të mëdha. Lëvizja qytetare “Finanzwende” mbështet gjithashtu faktin se në të ardhmen do të mundësohet konfiskimi i pronave, pronarët e të cilave nuk mund të identifikohen qartë dhe paralajmëron se me zyrën e re nuk duhet të lihen jashtë vëmendjes krime të tilla tatimore si Cum-Ex, shkruan lëvizja në portalin e saj. /DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!