Gjermania, optimiste për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

schedule11:30 - 20 Qershor, 2022

schedule 11:30 - 20 Qershor, 2022

Gjermania është shprehur optimise se NATO do të arrijë një marrëveshje me Suedinë dhe Finlandën mbi ofertat e tyre për anëtarësim në aleancë, sipas një burimi të qeverisë gjermane, shkruan skynews.

Ata shtuan se nuk duhet të habitemi nëse marrëveshja nuk do të arrihej deri në fund të samitit të NATO-s në Madrid javën e ardhshme.

“Do të ishte mbreslënëse shpallja e hapave konkretë, por nuk është as një katastrofë nëse do të duheshin edhe disa javë”, tha burimi. Ajo që është vendimtare nga këndvështrimi ynë është se nuk ka probleme të pakapërcyeshme.”

Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me aleancën perëndimore të mbrojtjes muajin e kaluar në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Por ata janë përballur me kundërshtimin e Turqisë, e cila i ka akuzuar për mbështetjen dhe strehimin e militantëve kurdë dhe grupeve të tjera që i konsideron terroriste.

Në maj, presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se Moska do t’i përgjigjet zgjerimit të aleancës ushtarake në Suedi dhe Finlandë nëse ata i bashkohen NATO-s.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!