Gjermania: Ne kemi nevojë për Kinën, por edhe ajo ka nevojë për ne

schedule15:57 - 13 Korrik, 2023

schedule 15:57 - 13 Korrik, 2023

Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka deklaruar se dëshirojnë të punojnë me Kinën, duke theksuar se Evropa ka nevojë për Kinën, por edhe Kina ka nevojë për Evropën.

“Nuk duam të shkëputemi nga Kina, por duam të ulim në minimum rreziqet tona. Ne duam të punojmë me Kinën. Sepse ne kemi nevojë për Kinën, por edhe Kina ka nevojë për ne në Evropë”, shkroi Baerbock në twitter lidhur me strategjinë e re të Gjermanisë për Kinën.

Baerbock theksoi se kjo aq sa vlen për zhvillimin ekonomik dhe konkurrencën e ndershme, vlen edhe për të mbajtur nën kontroll krizën klimatike. Kjo, sipas saj, mund të arrihet vetëm me Kinën.

“Kina në vitet e fundit është zhvilluar më shpejt se të gjitha vendet e tjera”, tha ministrja gjermane, duke shtuar se strategjia për Kinën do të sigurojë një busull për ta në marrëdhënie.

Ajo theksoi se minimizimi i rreziqeve, krahas mbështetjes së ekonomisë gjermane në Evropë, përfshin edhe reduktimin e varësive.

“Sa më të shumëllojshëm të jenë zinxhirët e tregtisë dhe furnizimit, aq më rezistent do të jetë vendi ynë. Po kryejmë investim në partneritete globale për pavarësinë tonë. Duam tregti të drejtë që siguron dobi për të dy palët. Në këtë janë të përfshirë edhe marrëveshjet tregtare të lira për të cilat mund të përcaktojmë standarde për tregti të drejtë dhe të vazhdueshme”, tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!