Dera e NATO -s mbetet e hapur për anëtarët e rinj, por në mes të një lufte asnjë vend nuk mund të bashkohet me aleancën, tha sot Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Burbock.
“Politika e dyerve të hapura të NATO-s mbetet në fuqi, por në të njëjtën kohë është e qartë se nuk mund të flasim për anëtarësimin e anëtarëve të rinj që janë në mes të një lufte,” u tha Burbok gazetarëve në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo.
Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albarez tha nga ana e tij gjatë të njëjtit takim në Norvegji se Ukrainës duhet t’i dërgohet një mesazh i fortë politik në lidhje me ecurinë e saj për t’u bashkuar me NATO-n.
Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna tha gjithashtu se NATO duhet të mendojë se cilat garanci sigurie mund t’i japë Ukrainës.
/abcnews.al