Gjermania: NATO nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë

schedule12:50 - 17 Mars, 2022

schedule 12:50 - 17 Mars, 2022

NATO nuk do të rrezikojë përshkallëzimin e luftës në Ukrainë duke ndërhyrë ushtarakisht, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në konferencën e përbashkët për shtyp  me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, shkruan CNN

Është detyra kryesore e aleancës të garantojë sigurinë e të gjithë anëtarëve,” tha ai.

Gjermania po dërgon ndihma financiare dhe humanitare në Ukrainë, por Berlini ka deklaruar vazhdimisht se nuk do të dërgojë avionë luftarakë për të ndihmuar forcat ukrainase luftën kundër rusëve.

“Fati i njerëzve në Ukrainë na ka prekur të gjithëve,”tha Scholz pas një fjalimi të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në parlamentin gjerman.

“Putin i ka shkaktuar vuajtje të tmerrshme njerëzve në Ukrainë.  Ne do të qëndrojmë pranë Ukrainës”.

Scholz shtoi se Putin është i vetmi përgjegjës për vdekjen e të rinjve rusë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!