Gjermania lehtëson masat e COVID-19, por shtohen rastet e infeksionit

schedule15:14 - 28 Prill, 2020

schedule 15:14 - 28 Prill, 2020

Gjermania njoftoi lehtësimin e masave të marra si pasojë e COVID-19.  Por lehtësimi i bllokimit dhe izolimit prej koronavirusit ka rritur shkallën e infeksionit në 1, pra çdo person i infektuar infekton një tjetër. Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Robert Koch (RKI).

Që nga mesi i prillit, shkalla e infeksionit ka rënë në 0.7 para se të rritej përsëri këto ditë në 1. Ndërkohë, shkalla e vdekshmërisë nga sëmundja e Covid është rritur gjithashtu dita ditës. Sipas të dhënave të RKI, dje arriti në 3.8 përqind.

Gjtihashtu Franca ka shtyrë për në një tjetër fazë rihapjen e shkollave. Sipas informacioneve të zbuluar nga ‘Bfm-TV’, shkollat ​​franceze do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri në qershor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!