Gjermania pritet që të heqë kufizimet e vendosura në kuadër të pandemisë për turistët që vijnë nga një numër i madh shtetesh duke nisur nga 1 korriku. Lajmin e bëri të ditur qeveria të premten.
Kufizimet do duhet që t’i zbatojnë vetëm vendet që kanë një incidencë shtatë ditore të koronavirusit mbi 200.
Njoftimi i bërë nga ministri i jashtëm Heiko Maas vjen menjëherë pas lajmit se Gjermania do të heqë nga lista e riskut shtete si SHBA, Kanadaja, Zvicra, Austria dhe disa rajone në Greqi.
Më herët gjatë kësaj jave, edhe SHBA lehtësoi masat anti-covid për shumicën e vendeve të zhvilluara përfshirë këtu edhe Gjermaninë. s.b/abcnews.al/