Gjermania, e gatshme të trajnojë ushtarët ukrainas për përdorim e mirëmbajtje armësh

schedule14:57 - 20 Prill, 2022

schedule 14:57 - 20 Prill, 2022

Ukrainasit do të marrin trajnime nga Gjermania për mirëmbajtjen dhe përdorimin e armëve, sipas një deklaratë të ministrës së jashtme  Annalena Baerbock, shkruan CNN.

Baerbock tha se ndërsa “partnerët e tjerë po i ofrojnë Ukrainës artileri”, Gjermania “do të ndihmonte me trajnimin dhe mirëmbajtjen e tyre”.  Gjatë një konferencë për shtyp në Riga me homologun e saj letonez Edgars Rinkevics, Baerbock shtoi se Gjermania kishte zgjedhur të mos i bënte publike të gjitha armët që kishte dërguar në Ukrainë.

“Ne kemi furnizuar Ukrainën me armë antitank, Stingers [sistemet e mbrojtjes ajrore] dhe shumë armë të tjera për të cilat nuk kemi folur në publik,” tha ministrja e  Jashme.

Baerbock tha se vendi i saj do të ndihmojë forcat ukrainase të mirëmbajë sistemet e  avancuara të armëve që ka marrë nga Gjermania dhe aleatët e saj, si dhe të trajnojë ushtarët për t’i përdorur ato.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!