Gjermania drejt një qeverie të brishtë/Skenari ideal për euroskeptikët

schedule12:05 - 6 Shkurt, 2018

schedule 12:05 - 6 Shkurt, 2018

Të ndërprera mesnatën e së hënës, bisedimet mes socialdemokratëve të Shulz dhe unionit të kristiandemokratëve të Merkel, do të vazhdojnë dhe sot me shpresën e një marrëveshjeje përfundimtare për krijimin e një koalicioni qeverisës. Por pavarësisht arritjes së marrëveshjes apo jo, sipas analistëve, të vetmit fitues mbeten euroskeptikët.

Vijojnë ende në Gjermani bisedimet mes CDU-së dhe SPD-së për krijimin e qeverisë së re. Sipas raportimeve të mediave gjermane, negociatat janë ndërprerë mesnatën e të hënës dhe pritet të vazhdojnë dhe sot. Edhe pse data përfundimtare për arritjen e një marrëveshjeje ishte ajo e 4 shkurtit, ishin parashikuar dy ditë pritjeje, nëse do të kishte lindur nevoja për diskutime të reja.

Lideri i socialdemokratëve Martin Shulz u shpreh se kanë prfunduar bisedimet për Europën dhe të gjitha palët kishin rënë dakord që vendi ka një të ardhme vetëm në një europë të fortë dhe të bashkuar dhe se të gjithë ishin gati për të qenë pjesë e saj.

Pas zgjedhjeve të përgjithshme në vend, rënia e numrit të votive për partitë tradicionale, dhe ngritja e atyre të ekstremit të djathtë bënë të pamundur një mazhorancë të qartë në Dhomën e Deputetëve. Në një moment të parë Unioni i Kristiandemokratëve të Angela Merkel u përpoq të krijonte një koalicion me liberlaët dhe ekologjistët por dështoi duke bërë që në janar të nisnin negociatat me socialdemokratët.

Bisedimet tashmë janë në fazën përfundimtare dhe anëtarë të partisë së Merkel u shprehën optimist për mediat gjermane duke thënë se marrëveshja ishte shumë pranë.

Marrëveshjet e arritura deri tani kanë të bëjnë me disa investime: 2 miliard euro për ndërtimin e banesave sociale deri në 2021-shin dhe 33 miliardë do të jenë për bashkitë për disa projekte të ndryshme mes të cilave dhe shërbimet për fëmijët. Ndërsa ende pa zgjidhur janë temat për shëndetësinë dhe normat për punën

Ajo që është e qartë, ka të bëjë me faktin se gjermanëtjanë gjithnjë e më shumë indiferentë përballë faktit se vendi prej katër muajsh është pa qeveri. Nuk është një rastësi që dy partitë politike kanë marrë një mbështetje minimale nga votuesit, me socialdemokratët që kanë zbritur në 18 për qind të pëlqimit dhe unioni I kristiandemokratëve në 33 për qind.

Përtej mbështetjes, sipas analistëve gjermanë edhe nëse gjendet një marrëveshje, do të bëhej fjalë për një aleancë të paqëndrueshme me euroskeptikët e Alternativës për Gjermaninë në opozitë në Bundestag.

Eksperti amerikan për gjeopolitikë Tom Luongo shprehet se është një skenar ideal për euroskeptkët. Në të dyja  rastet partitë e opozitës do të rrisin mbështetjene tyre mes gjermanëve në një pikë që SPD-ja e Shulz do të mbajë përgjegjësinë nëse qeveria do të dështojë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!