Gjermania dhuron 11 milion euro për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri

schedule16:00 - 17 Shkurt, 2020

schedule 16:00 - 17 Shkurt, 2020

Gjermania do të dhurojë 11 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Siç bën me dije ambasada e Gjermanisë në Tiranë, këtë shifër e ka konfirmuar ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Donatorëve që po mbahet sot.

Njoftimi i ambasadës gjermane:
Gjermania angazhon 11 milionë euro për rindërtimin +++
Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas deklaroi sot në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit 2019:
“Tërmeti i rëndë i nëntorit, që goditi Shqipërinë, mori 51 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme serioze. Gjermania ofroi menjëherë ndihmën e saj nëpërmjet ekspertëve të Agjencisë të Asistencës Teknike.

Por tani bëhet fjalë për rindërtimin. Qytetarët në zonat e prekura kanë nevojë për banesa, shkolla dhe kopshte. Gjermania vë në dispozicion për këtë 11 milionë euro. Është një dëshmi e fortë e solidaritetit të BE-së me Shqipërinë fakti që Komisioni Evropian po koordinon asistencën ndërkombëtare të emergjencës dhe ka thirrur për këtë qëllim konferencën e sotme të donatorëve.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!