Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjermania dëbon dhjetëra azilkërkues

schedule15:08 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 15:08 - 17 Dhjetor, 2020

Një grup prej 30 azilkërkuesve, të cilëve u ishte refuzuar qëndrimi në Gjermani kanë mbërritur në Kabul. Ata ishin deportuar nga Gjermania, sipas zyrtarëve nga ministria afgane e Refugjatëve dhe Riatdhesimit më 17 dhjetor.

Një total prej 937 azilkërkuesve janë dërguar nga Gjermania në Afganistan që nga dhjetori i vitit 2016.

Vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian gjithashtu kanë rinisur fluturimet e dëbimit. Një aeroplan me 11 emigrantë të dëbuar nga Austria dhe Bullgaria u ul në Kabul më 16 dhjetor. Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar deportimet, duke thënë se Afganistani, i shkatërruar nga dekada të luftës, është shumë i rrezikshëm për t’i kthyer azilkërkuesit përsëri.

Pavarësisht nga fillimi i bisedimeve të paqes midis qeverisë së Kabulit dhe militantëve në shtator, konflikti vazhdon dhe situata e sigurisë po përkeqësohet.

Ka sulme të përditshme nga talibanët dhe militantët e Shtetit Islamik, të cilat po u shkaktojnë dëme civilëve në këtë vend.

Pandemia e koronavirusit e ka përkeqësuar më shumë situatën, në një nga vendet më të varfra të botës. Kombet e Bashkuara paralajmëruan se 5 milionë afganë do të kenë nevojë për ndihmë vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe rritjes së konflikteve.

“Fondet e ndihmës janë të nevojshme urgjentisht”, tha zyrtari i lartë për Çështjet Humanitare, Ramesh Rajasingham, në një konferencë për media më 15 dhjetor.

Statistikat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se këtë vit rreth 300.000 njerëz janë detyruar të largohen nga konflikti në Afganistan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!