Presidenti Ilir Meta i ka bërë edhe njëherë thirrje klasës politike të reflektojë dhe të ulet në dialog për zgjidhjen e krizës. Në 10-vjetorin e fondacionit gjerman, “Konrad Adenauer” edhe kryedemokrati Basha foli për një program që do të vihet në funksion të zgjidhjes së krizës, ndërsa shprehu mirënjohje për rolin që Gjermania po luan për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Mbështetja e pakushtëzuar që Gjermania po jep në këto ditë vendimtare për Shqipërinë në lidhje me çeljen e negociatave zbut edhe mëritë personale edhe luftën politike.
Në 10 vjetorin e fondacionit gjerman “Konrad Adenauer”, ish-deputetja Topalli dhe kryedemokrati Basha shkëmbyen shikimet por jo duart, ndërkohë që ambasadori Borchardt qëndroi i heshtur pasgj ofendues që bëri ndaj protestuesve të Unazës pak ditë më parë.
Në emër të kësaj mbështetje të fortë që Gjermania ka dhënë për Shqipërinë, Presidenti Ilir Meta ripërsëriti apelin e tij për dialog politik mes palëve.
Mirënjohjen ndaj rezolutës së Bundestagut Gjerman nuk e fshehu as kreu i demokratëve, Lulzim Basha. Përmes një plani që po bëhet edhe nën asistencën e gjermanëve kreu i opozitës shprehu bindjen se vullneti i tij është të zgjidh krizën politike.
Në përvjetorin e 10-të të fondacionit “Konrad Adenauer” nuk mungoi edhe Sali Berisha edhe përse përgjatë gjithë ditës kishte marrë dhe shkëmbyer mesazhe në përvjetorin e 75-të të jetës së tij. /ABC News Albania